OVL e UÇK-së për protestën e 7 gushtit: Interesim i madh, dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare

2 Min. Leximi

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur falënderim për gjithë përkrahjen e treguar në organizimin e protestës së thirrur të enjten e 7 gushtit, në ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.Përmes një postimi në “Facebook”, OVL e UÇK-së ka shkruar se ky interesim mbetet dëshmi e vetëdijes së qytetarëve për procesin në Hagë.

“Interesimi i madh i qytetarëve, i shprehur përmes rrjeteve sociale dhe shumë formave të tjera, është një dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare dhe e përkushtimit për drejtësi. Falënderojmë të gjitha partitë politike që e kanë mbështetur publikisht protestën tonë, pjesëtarët e shoqërisë civile që janë bërë zë i arsyes, dhe mediat për hapësirën e ndershme dhe të balancuar që po i japin kësaj thirrjeje. Bashkë, me dinjitet dhe paqë, do të ngremë zërin kundër padrejtësive.”, thuhet në njoftim.Një protestë e ngjajshme ishte mbajtur në prillin e vitit 2023, një ditë para se të nisë gjyqi për krime lufte ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -

Mijëra qytetarë marshuan në Prishtinë në mbështetje të tyre duke e cilësuar procesin si “të padrejtë”.Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen se kishin qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë.

Që të katërt, kanë mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull