Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së “aleancës së fortë” të vendit të saj me SHBA-në gjatë një bisede telefonike me zyrtari e lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike (StateEUR), Brendan Hanrahan, transmeton Anadolu.
Në platformën sociale të kompanisë amerikane X, presidentja Osmani tha se gjatë bisedës telefonike ajo theksoi se koordinimi i ngushtë i Kosovës me SHBA-në mbetet jetik për popullin e vendit të saj, sigurinë kombëtare, stabilitetin rajonal dhe integrimin euroatlantik.
“Si presidente e vendit tim, do të angazhohem me administratën e presidentit Donald Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, shkroi Osmani.
Të premten e kaluar, SHBA-ja njoftoi pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik me Kosovën për shkak “të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e SHBA-së për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.