Kandidati i AKI-së, Bujar Osmani në konferencë për media, tha se ai nuk e ka Çairin, plan B ose planë rezerve, ngase, si tha ai, shtëpi tjetër jashtë Çairit nuk ka dhe se jeton në Çair.
“Identiteti im është Çairi. Çdo memorie e jetës time e hidhur apo e lumtur lidhet me Çairin. Kam futur gjithë kapitalin tim politik dhe profesional si kirurg në këtë betejë për Çairin. Për dallim nga oponenti im politik i cili sheh Çairin si plan rezervë. Nuk jep dorëheqje nga Qeveria me idenë nëse fitojmë mirë nëse nuk fitojë kthehem në Qeveri. Merr adresë fiktive në Çair, nëse fitoj mirë nëse jo kthehem në shtëpinë në komunë tjetër”, tha Osmani, duke ju përgjigjur pyetjes se përse ata po e përmendin shumë Qeverinë si AKI.
Osmani mes tjerash tha se qytetarët kërkojnë ndërrimin e kulturës së udhëheqjes në Çair.
“Aspak nuk e kam shqetësim sfidën e Çairit, për shkak se e di se hyjë me dashuri më të madhe në këtë mision. Kam lënë gjithçka që kam ndërtuar në politik në profesion për shkak se fëmijët e mi jetojnë në Çair. Kam hyrë jo për CV-n time. Nuk ma ndihmon CV-n time kryetari i komunës së Çairit”, tha mes tjerash Osmani. /Alfax.mk
Osmani: Nuk ma ndihmon CV-në time Çairi

Ndani këtë artikull