Osmani në Austri, diskuton për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

1 Min. Leximi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, edhe sivjet po merr pjesë në Forumin Evropian Alpbach në Austri.

Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit tha se u mbajt një diskutim me të rinj nga mbarë bota për tema të rëndësishme që e prekin Kosovën dhe Evropën, raporton Klankosova.tv.

- Advertisement -

“Sot, në një diskutim dinamik me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota, u përqendruam në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike”, shkroi presidentja.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull