Osmani në 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit: I gjallë në çdo zemër shqiptari

1 Min. Leximi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar figurën e komandantit legjendar Adem Jashari në 70-vjetorin e lindjes së tij, duke e përshkruar atë si simbol të pavdekshëm të lirisë dhe krenarisë kombëtare.

Në mesazhin e saj përkujtimor, Presidentja Osmani theksoi: “Ai është i gjallë në çdo zemër shqiptari, frymë e pavdekshme e lirisë dhe krenarisë kombëtare. Në 70-vjetorin e lindjes, si dhe në çdo ditë që frymojmë lirshëm, të përulemi Komandant.”

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull