Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi, ku do të marrë pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë, me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Në këtë forum, me temën “Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar”, Osmani do të zhvillojë një bashkëbisedim në lidhje me temat kyçe të diplomacisë globale dhe rolit të saj stabilizues në një botë të polarizuar.
Gjatë punimeve të Forumit, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me homologë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë: