Bujar Osmani nga BDI- kandidat për komunën e Çairit para mediave shpalosi 3 mekanizmat për mbikëqyrje, llogaridhënie dhe avancim të transparencës në punën komunale.
“Dua të propozoj set mekanizmash, të cilat i kam publikuar ditëve të kaluara, që janë revolucionare ose për herë të parë përdoren në pushtetin lokal dhe kanë për qëllim të transformojnë mënyrën se si bëhet politika dhe udhëheqja në pushtetin lokal. Ideja është që për herë të parë të integrojmë qytetarët, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, aktivistët qytetarë të bëhen pjesë, ose të bëhen gardian të interesit publik në mënyrë të drejtpërdrejtë. Dhe prandaj kam propozuar 3 setesh mekanizmash. Një Çairi 48, seti i dytë i mekanizmit ka të bëjë drejtpërdrejtë me luftën kundër korrupsionit dhe seti i tretë i mekanizmave është roja e ndërtimit. Dmth e para ishte “Çairi 48”, e dyta “Syri i Qytetarit” dhe e treta “Roja e Ndërtimit”, tha Bujar Osmani – kandidat për komunën e Çairit.