Orhan Murtezani në Londër: Mbretëria e Bashkuar mbetet partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut

1 Min. Leximi

Në margjinat e Konferencës së nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Londër në kuadër të Procesit të Berlinit, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, zhvilloi takim me ministrin shtetëror për Evropë, Amerikë Veriore dhe territoret përtej detit të Mbretërisë së Bashkuar, Stiven Doti.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe zhvillimor, në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve, si dhe për rëndësinë e Procesit të Berlinit në forcimin e ndërlidhjes rajonale dhe përparimin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

Murtezani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme britanike në reformat kyçe dhe në periudha të krizave, si dhe më shumë se 160 projekte të realizuara përmes fushave të ndryshme, që dëshmojnë për miqësinë e qëndrueshme mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Mbretëria e Bashkuar mbetet partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut, ndërsa Procesi i Berlinit është urë lidhëse drejt së ardhmes sonë të përbashkët evropiane,” – theksoi ministri Murtezani.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull