Orhan Murtezani në Konferencën e Ambasadorëve: Shqiptarët, zëri i përbashkët drejt Europës

1 Min. Leximi

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mori pjesë sot në Konferencën e Ambasadorëve #Diplo2025 që po zhvillohet në Tiranë, ku foli në panelin me temë “Shqiptarët në rajon-identitet i përbashkët, qëllim i përbashkët evropian”.

Në fjalën e tij, Murtezani theksoi se shqiptarët në rajon gjithmonë kanë qenë zëri i lidhjes, demokracisë dhe përkatësisë evropiane. Ai nënvizoi se ky zë nuk na kthen pas në të kaluarën, por na inkurajon të ecim me vetëbesim drejt së ardhmes.

- Advertisement -

- Advertisement -


“Qëllimi ynë i përbashkët është i qartë-një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm dhe i integruar në Unionin Evropian”, u shpreh Murtezani.

Ky mesazh vjen në një kohë vendimtare për proceset e integrimit evropian, ku theksohet rëndësia e bashkëpunimit rajonal dhe e vizionit të përbashkët për të ardhmen.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull