Sistemi “One Stop Shop” me Republikën e Kosovës është duke funksionuar pa asnjë pengesë. Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas të cilave, është një numër shumë i madh i udhëtarëve që kanë dalë dhe hyrë në shtetin tonë që në dy ditët e para të vendosjes në funksion të këtij sistemi.
“Në periudhën prej orës 09:00 të datës 12.04.2025 deri në orën 09:00 të datës 14.04.2025 në pikë kalimin kufitar ‘Bllacë’ në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë 22.017 udhëtarë ndërsa nga shteti kanë dalë 17.620 udhëtar”, thonë nga MPB.
Nga koalicioni VLEN, të cilët edhe e kanë zbatuar këtë sistem thonë se përfitimet nga ky vendim i tyre janë të shumtë: Do të ulet koha e pritjes në kufij, do të mundësohet rritjet e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike, përmirësim i shërbimeve për qytetarët dhe bizneset si dhe ndërtimi i urave për zhvillim dhe integrim më të thellë evropian.
“One Stop Shop” tejkalon pritshmëritë, qindra udhëtarë në orë kalojnë kufirin me Kosovën
