“One Stop Shop” në Bllacë, të premten takohen Mexhiti, Toshkovski dhe Sveçla

1 Min. Leximi

Të premten, më 21 shkurt 2025 në kufirin e Bllacës do të takohen përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, transmeton TV21.

Takimi që do të mbahet me fillim prej orës 13:00, pritet të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni dhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovosë, Xhelal Sveçla.

- Advertisement -

Qëllimi i takimit është të vizitohet pika kufitare Bllacë në Maqedoninë e Veriut, që të shihet zbatimi i sistemit “One Stop Shop”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull