Oklahoma udhëheq renditjen, Lejkersi merr fitoren në frymën e fundit

1 Min. Leximi
Los Angeles Lakers guard Luka Doncic (77) shoots the ball over Utah Jazz guard Svi Mykhailiuk, left, during the first half of an NBA basketball game, Sunday, Nov. 23, 2025, in Salt Lake City. (AP Photo/Tyler Tate)

Oklahoma Siti vijon të jetë kryesuese e renditjes në NBA pas fitores 122-95 ndaj Portland, duke korrur suksesin e 17-të sezonal (ka vetëm 1 humbje). Tjetër ndeshje e mirë për Aleksander Shai, që realizoi 37 pikë për kampionët në fuqi.

Fitore në frymën e fundit për Lejkersin, që mundën 108-106 Juta Xhazin jashtë fushe. Luka Donçiç realizoi 33 pikë e 11 kërcime, mbështetur edhe nga Rivs me 23 pikë e LeBron Xhejms me 17 pikë, një trio që bëri diferencën në fushë.

Pa probleme fiton Majami, 127-117 ndaj Filadelfia-s, sfidë ku Norman Pauell realizoi 32 pikë për ekipin nga Florida.

Boston Selltiks rikthehet te suksesi, duke mundur 138-129 Orlandon. Xhejlen Braun shkëlqeu në fushë, duke realizuar 35 pikë për Seltiks.

Fiton edhe skuadra e Feniksit, që falë 49 pikëve të dyshes Bruks-Buker, mundi 111-102 San Antonio. Nuk zhgënjen ekipi i Klivlendit, që mundi 120-105 LA Klipers, ndeshje ku Donovan Mitçell i dha fitoren Kavaliers-ve me 37 pikët e shënuara.

NBA-Rezultatet

Filadelfia – Majami, 117-127

Atlanta – Sharlot, 113-110

Boston – Orlando, 138-129

Klivlend – Klipers, 120-105

Toronto – Bruklin, 119-109

Oklahoma –Portland, 122-95

Feniks – San Antonio, 111-102

Juta Xhaz – Lejkers, 106-108

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull