Pasi u kualifikua në “frymën e fundit” në finalet play off në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Oklahoma fitoi sot pa probleme 114-88 ndaj Minnesota.
Kjo ishte finalja e parë mes dy skuadrave, ndaj Oklahoma udhëheq 1-0 serinë.

Një sfidë pa shumë histori, komanduar nga vendasit, që kanë edhe rekordin më të mirë të sezonit të rregullt në NBA. Julius Randle me 28 pikë u përpoq shumë për Minnesota, por i vetëm nuk mundi të bëjë dot më shumë.
Për Oklahoma shkëlqeu i zakonshmi Alexander Shai, autor i 31 pikëve, ndërkohë që 32 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Edhe ndeshja e dytë do të luhet në fushën e Oklahoma, ndërsa nesër nisin finalet në Konferencën e Lindjes.