Oklahoma City Thunder janë kampionët e ri të NBA-së

1 Min. Leximi

Basketbollistët e Oklahoma City Thunder janë kampionët e rinj të NBA-së, pasi fituan finalen e Play-Off-it me rezultat 4-3 ndaj Indiana Pacers.
Në ndeshjen e shtatë vendimtare, të zhvilluar në Oklahoma City, Thunder triumfuan me rezultatin 103:91, duke e justifikuar rolin e favoritit.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi për Indianën, 48:47, por pas pushimit loja mori drejtim tjetër.

- Advertisement -

Në çerekun e tretë, Oklahoma dominoi dhe e mbylli atë me avantazh 81:68. Në fillim të çerekut të katërt, kur udhëhiqte 90:68, fitorja dukej e sigurt.

Shai Gilgeous-Alexander shkëlqeu me 29 pikë, pesë kërcime dhe 12 asistime, duke fituar edhe çmimin MVP të finales.

Jalen Williams shtoi 20 pikë, ndërsa Chet Holmgren kontribuoi me 18.

Për Pacers, më i miri ishte Bennedict Mathurin me 24 pikë, por që nuk mjaftuan për të marrë fitoren dhe titullin.

- Advertisement -

Për Indianan ishte fatkeqësi lëndimi i Tyrese Haliburton, i cili dëmtoi tendinin e Akilit pas vetëm shtatë minutash lojë dhe nuk mundi të vazhdonte.

Ky është titulli i parë në histori të klubit të Oklahoma City Thunder.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull