Bashkëshortja e kryetarit të ri të Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, dërgon mesazh bashkëjetese me një foto simbolike
Pas fitores së kandidatit të VMRO-DPMNE-së në Kërçovë, Aleksandar Jovanovski, që shënoi rikthimin e maqedonasve në drejtimin e komunës pas 12 vitesh, reagimet në opinionin shqiptar kanë qenë të forta. Në këtë atmosferë të tensionuar, bashkëshortja e tij – me origjinë shqiptare – ka zgjedhur të përcjellë një mesazh ndryshe.
Në rrjete sociale ajo ka shpërndarë një foto ku shihet e buzëqeshur mes disa grave aktiviste te vmro-se, ndërsa në qafë mban një shall me flamurin kuqezi. Gjest që shumëkush e ka lexuar si përpjekje për të zbutur ndjenjat e zhgënjimit tek shqiptarët pas humbjes së komunës dhe për të dërguar sinjal se bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe maqedonasve do të mbetet prioritet në këtë mandat.
Në një kohë kur Kërçova ndodhet në mes të ndjeshmërive politike dhe etnike, fotografia e bashkëshortes së Jovanovskit po interpretohet si një tentative per te qetesuar qytetaret e zhgenjyer.

