Nuredini: Kur s’të do shtëpia jote, troket te ‘nongratat’

1 Min. Leximi

Kryetarja e FRASH-it, Yllka Nuredini, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Arben Taravarit për t’u bashkuar me Bashkimin Demokratik për Integrim në zgjedhjet e ardhshme. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Nuredini e akuzon Taravarin se ka tradhtuar parimet e deklaruara më parë dhe se tani është bërë “vegël” për rikthimin e një sistemi që, sipas saj, shqiptarët e kanë rrëzuar me votë.

“Kur nuk të don më askush në shtëpinë tënde politike, shkon aty ku të pranojnë pa kushte, edhe kur ajo derë është dera e ‘nongratave’”, shkruan Nuredini. Ajo kujton deklaratat e mëparshme të Taravarit kundër bashkëpunimit me BDI-në dhe e quan hipokrizi veprimin e tij për të hyrë në lista të përbashkëta pikërisht me këtë parti.

- Advertisement -

Sipas saj, vendimi i Taravarit për të dalë nga koalicioni VLEN u arsyetua me kundërshtimin ndaj listave të përbashkëta, por tani, siç thotë Nuredini, ai po vepron krejtësisht në kundërshtim me atë që kishte premtuar.

“VLEN nuk është pazar, është përballje. Nuk është karrige, është kauzë. Dhe kauza nuk matet me lista, por me kujtesë”, përfundon ajo, duke theksuar se qytetarët nuk do ta harrojnë këtë kthesë politike.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull