Postimi i plotë:
Kur e dëgjojmë sot teksa viktimizohet dhe flet me përçmim pse nuk u bëmë patericë e BDI-së, na vjen të pyesim, A është ky i njëjti njeri që dikur na lutej të mos dorëzoheshim para sistemit të instaluar nga BDI?
Për fat të keq, kryetari është konvertuar zyrtarisht në “artanist”.
Nga “KURRË BDI”, sot është bërë zëdhënës i rikthimit të tyre, me të njëjtët që vetë i quante instalime të shefit, të arratisurit dhe shpëtimtarët e Mijallkovit.
Na quan “gërvishtje”?
Nëse është kështu, atëherë ai vetë është fshirë krejt, jo nga ne, por nga historia që vetë e nisi me daulle, e po e mbyll me pazare nate.
Ne nuk kemi nevojë të shpikim një version të ri të vetes çdo tre muaj.
Nuk bëjmë moral të hënën dhe marrëveshje të martën.
Nuk mbajmë fjalime për ndryshim për t’i përkthyer nesër në pazare.
Ne qëndruam aty ku morëm besimin e qytetarit.
Aty është premtimi.
Aty është betimi: KURRË BDI.
Ti e shkele fjalën tënde. Dole kundër vetes, kundër betimit, kundër gjithçkaje që dikur të bënte ndryshe.