Nuredini: BDI nuk qan për përfaqësim, por për humbjen e pazareve familjare

1 Min. Leximi

Kryetarja e FRASH, Yllka Nuredini, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si BDI e trajton përfaqësimin e shqiptarëve, duke thënë se partia në fakt nuk kërkon përfaqësim të drejtë, por po frikësohet nga prishja e “makinës” së punësimeve familjare.

“Kalkulatori i tyre nuk është mjet për barazi, por vegël për baxhanakë, kunata e çifte si Valmiri, që regjistrohen si maqedonas dhe shiten si shqiptarë”, thekson Nuredini.

- Advertisement -

Ajo shton se Ligji i ri i përfaqësimit nuk u njeh mbiemrat e tillë dhe kjo është shqetësimi i vërtetë i BDI-së.

“E ku ka tmerr më të madh për ta se të trajtohen si gjithë të tjerët?”, përfundon Nuredini.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull