Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitën kallëzim penal ndaj një zyrtari policor për shkak se ka evidentuar se e punësuara ka ardhur në punë, edhe pse ka munguar, transmeton Portalb.mk.

“I denoncuari, drejtues i një pushimoreje të MPB-së në Ohër, në periudhën nga 02.02.2025 deri më 05.02.2025 dhe nga 21.05.2025 deri më 26.05.2025 evidentoi se e punësuara J.I. – kuzhiniere në pushimore vinte në punë dhe kryente aktivitete pune, edhe pse ajo ka qenë jashtë kufijve të shtetit”, raportoi Policia.
S.M. akuzohet për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, vepër e dënueshme në bazë të nenit 353 nga Kodi Penal. Policia filloi masën e detyrueshme për largim nga vendi i punës. Ai dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit me 253 834 denarë.
“I denoncuari, gjithashtu, në periudhën nga 28.05.2025 deri më 30.11.2025 evidentoi se e punësuara J.I. e shfrytëzon pushimin mjekësor, edhe pse mjeku amë nuk i kishte dhënë formularë për pamundësi të përkohshme për punë”, raportoi Policia.


