Xhudistja kosovare Nora Gjakova është tërhequr nga finalja e Grand Slamit ku po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Siç njofton trajneri i saj, Driton Kuka, Gjakova ka pësuar lëndim në gjysmëfinale ndaj holandezes, duke zgjatur një muskul.
Ndonëse, Kuka e quajti medaljen e kampiones olimpike me shumë vlerë, teksa shtoi se ajo do të jetë bartëse në Lojëra Olimpike me pikët e fituara, 700 pikë.
“Nora Gjakova e shkelqyeshme! Prek finalen e madh. Mposhti Gjeorgjianen,mandej Azeren Toplak e në çerekfinale serben Perishiq”.
“Ne Gjysmëfinale mposhti holandezen Beurskens ne një luftë të fortë por në të cilen Nora zgjati një muskul pas 2 minuta luftë dhe me shumë mund e ruajti epërsinë!”, shkroi Kuka.
“Por ja doli të hyj në finale ku për fat të keq sdo garoj me sygjerimin e mjekut dhe timin! Medalje me shumë vlerë dhe ajo do jetë bartëse në Lojëra Olimpike me pikët e fituara,700 pikë Olimpike!”.