Noah Lyles, “mbreti” i 100 metrave në Paris

1 Min. Leximi

Atleti amerikan Noah Lyles e ka fituar medaljen e artë në finalen e 100 metrave të dielën në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

- Advertisement -

Lyles fitoi për pesë të mijtat e sekondës para xhamajkanit Kishane Thompson (9.79).

Medaljen e bronztë e fitoi amerikani tjetër Fred Kerley, që regjistroi kohë 9.81 sekonda.

Për Lylesin ishte medalja e parë e artë olimpike. Në “Tokio 2020” e kishte fituar medaljen e bronztë. Të artën e ka fituar edhe në Botëror.

Atletika njihet si “mbretëresha e sporteve olimpike”. 

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull