Qyteti i Nju Jorkut do të ndalojë përdorimin e Inteligjencës Artificiale (IA) në shkollat publike të qytetit deri në klasën e 3-të, tha një burim i njohur me çështjen për AFP të mërkurën, duke konfirmuar raportet në mediat lokale.
Përdorimi i Inteligjencës Artificiale do të lejohet vetëm për nxënësit e shkollave të mesme.
Megjithatë, do të kufizohet në aplikime specifike, siç është të mësuarit rreth teknologjisë specifike, si dhe programet pilot.
Sipas New York Times, chatbot-et, të cilët e paraqesin veten si shoqërues të inteligjencës artificiale që ofrojnë mbështetje psikologjike, gjithashtu do të ndalohen.
Sigurisht që lind pyetja se si të kontrollohet përdorimi i inteligjencës artificiale, pasi ajo ndodh shpesh jashtë shkollës dhe në sektorin privat.
Megjithatë, rregullat përcaktojnë që mësuesit mund ta përdorin inteligjencën artificiale si pjesë të detyrave të tyre, për të përgatitur mësime ose për të shkruar mesazhe.

