Njerëzit vërshojnë rrugët e Vjenës, influenceri austriak hedh para nga ballkoni

1 Min. Leximi

Influenceri austriak Maximilian Weissenbeck, i njohur me nofkën MaksaMilion, këtë javë shkaktoi skena kaotike në qendër të Vjenës, pasi hodhi nga ballkoni 10.000 euro në para të gatshme mes kalimtarëve.

Banknotat binin në Mariahilferstraße, një nga rrugët më të frekuentuara tregtare të qytetit, gjë që për pak kohë shkaktoi shtypje dhe përleshje mes të mbledhurve për të marrë paratë.

Aksioni ishte pjesë e një fushate promovuese për markën e tij. Ajo që duhej të ishte një surprizë marketingu u kthye në shtypje të paorganizuar, ndërsa lëvizja në rrugë, e mbuluar gjithashtu me borë, u bë më e vështirë, shkruajnë mediat austriake.

Weissenbeck edhe më parë kishte tërhequr vëmendjen e publikut me paraqitje të pazakonta. Në shfaqjen e dizajnerit Philipp Plein në Milano, ai kishte dalë i paftuar në pistën e modës mes modeleve.

Një skenar i ngjashëm u përsërit edhe në ngjarjen Timmy Trumpet’s Freakshow, e mbajtur në sallën Pyramide Vösendorf, ku u maskua si DJ australian Timmy Trumpet, duke mbajtur syze të njohura, bizhuteri.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull