Një tjetër kapitull i madh në karrierën e një talenti të jashtëzakonshëm!
Rron Jetishi, vetëm 14 vjeçar, ka bërë debutimin e tij historik në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut me fanellën e klubit prestigjioz Rabotniçki, në ndeshjen kundër Pelisterit.


Ky debutim shënon një arritje të jashtëzakonshme për një basketbollist kaq të ri, i cili tashmë ka dëshmuar cilësitë e tij të larta si pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut U14 dhe U16 ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit dhe është shpallur lojtari më i mirë në turneun ndërkombëtar të zhvilluar në Rumani.
Me punë, përkushtim dhe talent të lindur, Rroni po ecën me hapa të sigurt drejt një karriere të ndritur në basketboll.
Kjo paraqitje në Ligën e Parë është vetëm fillimi i një rrugëtimi që premton shumë suksese në të ardhmen!
Urime Rron Jetishit për këtë arritje madhështore – krenari për familjen, klubin dhe gjithë sportdashësit që e ndjekin me admirim!