Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Një tërmet 7.4 ballë godet Tajvanin, të paktën 9 të vdekur

Përditësimi i fundit: 2024/04/03 at 1:51 PM
Publikuar April 3, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur qytetin bregdetar lindor të Tajvanit, Hualien, transmeton Anadolu.

Qendra e Vrojtimeve Gjeologjike të SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.4 ballë është 18 kilometra në jug të qytetit Hualien. Tërmeti në thellësi prej 34.8 kilometrash ka shkaktuar dëme në vendbanimet e rajonit. Sipas raportimeve fillestare kanë humbur jetën 9 persona dhe janë lënduar 882 të tjerë.

- Reklamim -

Administrata Qendrore Meteorologjike e Tajvanit (CWA) njoftoi se fuqia e tërmetit është 7.2 ballë, 25 kilometra në jug të Hualien-it dhe në thellësi prej 15 kilometrash. CWA bëri të ditur se ky ishte tërmeti më i fortë që goditi Tajvanin në 25 vitet e fundit dhe paralajmëroi për valë gjigante (cunami) për rajonet veriore të ishullit.

Përveç ishullit të Tajvanit, paralajmërime për cunami u dhanë edhe në Kinën kontinentale dhe shtetet përreth. Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Kinë ka lëshuar një “paralajmërim të kuq”, i cili është niveli më i lartë i sistemit të paralajmërimit me 4 faza.

– Regjistrohet edhe një tërmet 6.4 ballë

USGS njoftoi se 20 minuta pas tërmetit të parë ka ndodhur një tërmet i dytë me magnitudë 6.4 ballë 11 kilometra në verilindje të qytetit Hualien në thellësi prej 12.6 kilometrash. Sipas të dhënave të USGS, përveç pasgoditjes 6.4 ballë, janë regjistruar edhe 27 lëkundje të tjera me magnitudë 4.7 deri në 5.7 ballë.

– Sipas vlerësimeve të para 9 të vdekur, 882 të plagosur

Shifrat zyrtare tregojnë se nga tërmeti kanë humbur jetën 9 persona, ndërsa janë plagosur 882 të tjerë. Ndërsa mbi 70 persona gjenden nën rrënoja.

Agjencia e Zjarrfikësve të Tajvanit njoftoi se 7 persona humbën jetën në Hualien. Gjithashtu bëhet e ditur se 3 persona që po shëtisnin në Parkun Kombëtar Taroko mbetën nën shkëmbinjtë që u shkëputën nga shpatet e malit si dhe drejtuesi i një kamioni që udhëtonte në të njëjtën zonë humbi jetën kur automjeti i tij u përplas nga një shkëmb.

Agjencia vuri në dukje se kanë humbur kontaktin me rreth 50 persona që udhëtonin me minibusë për shkak se infrastruktura e komunikimit celular në rajon u prish. Gjithsej 125 ndërtesa janë dëmtuar ose shkatërruar në Hualien dhe qytete të tjera gjatë tërmetit.

Autostrada Suhua në bregun lindor të Hualien-it u mbyll për trafikun për shkak të shembjeve ndërsa një pjesë e tavanit të Aeroportit Ndërkombëtar Taoyuan gjithashtu u shemb. Shumë rrugë përreth Hualien-it dhe në brendësi të ishullit u mbyllën për transport për shkak të shembjeve dhe rënies së shkëmbinjve.

Sipas vëzhguesit të sigurisë kibernetike dhe internetit “NetBlocks”, disa pjesë të Tajvanit përjetuan ndërprerje të energjisë dhe internetit pas tërmetit. Kompania Elektrike e Tajvanit tha se shumica e ndërprerjeve ishin zgjidhur që nga ora 10:30 me kohën lokale.

Kompania e trenave me shpejtësi të lartë e Tajvanit njoftoi se nuk kishte asnjë aksident treni ose dëmtim të infrastrukturës nga tërmeti, duke shtuar shërbimet u ndaluan përkohësisht për qëllime inspektimi. Në qytetin qendror të vendit, Taipei, shërbimet e metrosë u pezulluan dhe shkollat ​​u mbyllën.

Taiwan Semiconductor Manufacturing Company (TSMC), prodhuesi më i madh i çipave në botë, njoftoi se evakuoi disa nga fabrikat e saj dhe pezulloi prodhimin si masë paraprake. Në deklaratën e bërë nga kompania, theksohet se i gjithë personeli është në gjendje të mirë shëndetësore, nuk u konstatuan dëme në zonat e prodhimit dhe prodhimi do të vazhdojë pas inspektimeve dhe kontrolleve.

TSMC ka uzina prodhimi në kampusin e Parkut Shkencor Hsinchu, 240 kilometra nga Hualien.

– Ushtria do të ndihmojë në punimet e kërkim-shpëtimit

Liderja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, duke shprehur shqetësimin e saj ndaj dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, udhëzoi ushtrinë që të mbështesë punimet e kërkim-shpëtimit në Hualien dhe rajonet tjera.

Lai Ching-te, nga ana tjetër, i cili u zgjodh lider i ri i ishullit në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në fillim të këtij viti, bëri të ditur se qeveria pas tërmetit ka ngritur një qendër të emergjencës dhe ka kërkuar nga qytetarët të veprojnë me qetësi dhe kujdes.

– Japonia dhe Filipinet

Agjencia Japoneze e Meteorologjisë (JMA) paralajmëroi për një cunami që mund të arrijë një lartësi prej 3 metrash për ishujt Okinawa dhe Miyako në jugperëndim të vendit.

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo njoftoi se valët gjigante pas tërmetit arritën në brigjet e ishujve Yonaguni dhe Ishigaki pranë Okinawas. Raportohet se fluturimet u anuluan në Aeroportin Naha në Okinawa, i cili më pas u evakuua.

Sekretari kryesor i kabinetit japonez Hayashi Yoshimasa tregoi se aktivitetet e vlerësimit të dëmeve vazhdojnë në rajonin e Okinawas pas tërmetit.

Instituti filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs) paralajmëroi për evakuimin e zonave bregdetare për shkak të rrezikut për cunami.

– Në tërmetin e vitit 1999 humbën jetën 2.400 persona

Në tërmetin me magnitudë 7.7 ballë që ndodhi 150 kilometra në jug të Taipeit në Tajvan më 21 shtator 1999, rreth 2.400 persona humbën jetën ndërsa mbi 100 mijë njerëz u plagosën dhe mijëra ndërtesa u shkatërruan.

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
ETIKETUAR: Tajvan, termet
3shi.net 3 Prill, 2024 April 3, 2024
Artikulli i mëparshëm Sela tha se nuk ka patur ofertë për t’ju bashkangjitur VLEN-it, e demanton Selmani: Ftesën ta ka bërë Taravari
Artikulli tjetër Sejdiu: VLEN do të thejë rekordin e votave në Maqedoni

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Gashi: VLEN përfaqëson shqiptarët në zgjedhje, koalicioni i Ahmetit ka karakter qytetar

    3shi.net April 2, 2024
    Diktati homo: Manchester United, “i gjithi musliman”!
    Taravari: Marrëveshja me Bullgarinë është e panegociueshme, por pajtohem me Mickoskin – ta presim qershorin
    RMV-ja do të jetë nikoqir i takimit të liderëve të rajonit për Planin e rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor
    VLEN hapi shtabin zgjedhor në Kumanovë
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?