Një tërmet 7.2 ballë godet Perunë

1 Min. Leximi

Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë ka goditur Perunë, transmeton Anadolu.

Qendra e Kërkimeve Gjeologjike të SHBA-së (USGS) njoftoi se tërmeti me magnitudë 7.2 ballë u regjistrua në një thellësi prej 28 kilometrash.

- Advertisement -

Një paralajmërim për cunami u lëshua pas tërmetit që ndodhi në mesnatë me orën lokale në perëndim të rajonit Atiquipa të Perusë.

Në deklaratat e para nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull