Një skitar danez lëndohet nga orteku i borës në Kodrën e Diellit

1 Min. Leximi

Më 16.02.2026 në ora 14:50 në SPB Tetovë është raportuar se në Kodrën e Diellit, tek vendi i quajtur “Ceripashina”, ka mbetur i lënduar një person. Një ekip nga një shoqatë për sport dhe shërbime të tjera me automjet special në ora 16:10 e ka gjetur personin F.M.L. (24) nga Danimarka, i cili sipas raportimit, ishte lënduar nga një ortek dëbore derisa po skijonte. Pas dhënies së ndihmës, personi me autoambulancë është dërguar në një spital privat në Shkup.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull