Një shtetas ukrainas humbi jetën pasi u përplas nga një makinë në afërsi të Bllacës

1 Min. Leximi

Një shtetas ukrainas ka humbur jetën në rrugën magjistrale Shkup – Pikëkalimi Kufitar Bllacë e Poshtme, pasi është goditur nga një automjet “Volkswagen Golf” me targa gjermane. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se dje rreth orës 18:00 në SPB Shkup është raportuar se aksidenti ka ndodhur rreth 200 metra nga pika kufitare, transmeton Portalb.mk.

“Automjeti “Volkswagen Golf” me targa gjermane, i drejtuar nga B.S. (22) nga Kosova, me vendbanim në Republikën Federale të Gjermanisë, ka goditur këmbësorin K.M. (53) nga Ukraina. Nga aksidenti këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me automjet të Ndihmës së Shpejtë nga Kosova është transportuar në spitalin më të afërt në Kosovë, ku në orën 20:20 ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. B.S. ka marrë lëndime trupore, të konstatuara në një spital privat në Shkup. Është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe ekipi hetues i SPB Shkup, dhe po punohet në zbardhjen e rastit”, kanë njoftuar nga MPB.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull