Një i arrestuar për brohoritjet antishqiptare, Mexhiti: Gjuha e urrejtjes nuk do të tolerohet

1 Min. Leximi

thirrjeve fashiste dhe anti-shqiptare që u dëgjuan ditë më parë në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, sot vjen një zhvillim pozitiv: është arrestuar një nga tifozët përgjegjës për këto thirrje të papranueshme. Kështu shkruan zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ndërsa përgëzon institucionet për reagimin e shpejtë dhe punën efektive në këtë rast.

“Mesazhi është i qartë: gjuha e urrejtjes nuk do të tolerohet. Me këtë lajm të mirë, sot i urojmë suksese Shkëndijës në ndeshjen kundër Qarabagut! E gjithë vëmendja jonë është te krenaria e futbollit, Shkëndija. Uroj me zemër që të dilni me kokën lart nga kjo përballje dhe të vazhdoni të na përfaqësoni denjësisht në arenën ndërkombëtare”, shkruan Mexhiti.

- Advertisement -

Ai ka ftuaf tifozët që bashkërisht ta mbështesim Shkëndijën me zemër, gjithmonë me kulturë sportive dhe dinjitet kombëtar. “Sonte, ta tregojmë atdhedashurinë me sjellje shembullore, jo me gjuhë urrejtjeje ndaj askujt”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull