Një hap larg ëndrrës: Kosova luan sonte ndeshjen e jetës në Prishtinë

1 Min. Leximi

Përfaqësuesja e Kosovës përgatitet për ndeshjen finale të “play-off”-it për kualifikimin në Botëror, ku përballë do të ketë Turqinë.
Një takim me historinë për dardanët, që në rast fitoreje, do të kualifikoheshin për herë të parë në një Kupë Bote.

Në konferencën për shtyp para sfidës, trajneri Franko Foda vlerësoi maksimalisht kundërshtarin.

Foda theksoi se Turqia është një kundërshtar me nivel të lartë, duke veçuar cilësitë individuale të lojtarëve si Kenan Yildiz, Arda Guler dhe Hakan Çalhanoglu. Sipas tij, bëhet fjalë për një skuadër të fortë si në aspektin individual, ashtu edhe në organizimin kolektiv të lojës.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë është planifikuar të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin e Prishtinës, duke nisur nga ora 20:45.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull