Një fëmijë 15-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gostivarit

1 Min. Leximi

Një fëmijë 15 vjeç gjatë ditës së djeshme është dërguar i vdekur në Spitalin e Gostivarit, njofton SPB Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Mjekët kanë konstatuar vdekjen e 15-vjeçarit, pa shenja dhune.

“Më 23.12.2025 në ora 08:00 në DPB Gostivar, nga Qendra Mjekësore Gostivar është denoncuar se tek ata është dërguar një fëmijë 15-vjeçar i vdekur nga Gostivari.

Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull