Nisin talljet me GAFËN e Bujar Osmanit: Dokumenti e tradhton ish ministrin!

1 Min. Leximi

Ka shpërthyer vala e talljeve dhe reagimeve në rrjetet sociale pas gafës së radhës të ish ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani. Në një status në facebook, Osmani është përpjekur të kritikojë shfuqizimin e Balancuesit, duke deklaruar se ai ka qenë një LIGJ i rëndësishëm për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në administratë, shkruan BLIC.mk

Por menjëherë pas këtij postimi, gazetarja dhe opinionistja Drita Beqiri ka publikuar një dokument zyrtar me nënshkrimin e vetë Bujar Osmanit në cilësinë e ish ministrit të Jashtëm, ku dëshmohet qartë se ai nuk ka pasur asnjë vërejtje ndaj vendimit për shfuqizimin e Balancuesit.

“Nëse BALANCUESI është LIGJ, pse Bujar Osmani dha mendim kundër po atij BALANCUESI?”, ka shkruar Beqiri me ironi, duke e demaskuar kontradiktën flagrante të ish-ministrit të BDI-së.

Screenshot

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull