Nëse Taravari do të bashkëpunoj me BDI-në, atëherë kjo do të ishte vetëvrasje për të, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski.
Ai ka deklaruar se Qeveria është stabile dhe nuk lejojnë asnjë hapësirë për bashkëpunim formal dhe joformal me BDI-në. Nëse Taravari do të bashkëpunoj me BDI-në, atëherë kjo do të ishte vetëvrasje për të, tha Nikollovski.
“Ajo që është kyçe është se vizioni i tij është se duhet të jemi të fortë në betejën me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të cilët më së shumti ishin prezent tek BDI-ja. Premtimi ynë i qartë ishte se BDI do të jetë në opozitës, dhe BDI është në opozitë, dhe për këtë shkak nuk lejojmë asnjë hapësirë për bashkëpunim me BDI-në, cilidoqoftë elementi në kuadër të Qeverisë dhe në çfarëdolloj forme të bashkëpunimit, qoftë ajo formal, joformal, bashkëpunim vetëm për zgjedhjet lokale dhe këtu është edhe vërejtja kryesore ndaj Arben Taravarit”, ka deklaruar Nikollovski për Sitel
Nikollovski ka theksuar se Qeveria është stabile dhe se qytetarët i përkrahin politikat e VMRO-DPMNE-së.
Nikollovski thotë se për Taravarin do të ishte vetëvrasje bashkëpunimi me BDI-në: Ne nuk e tolerojmë asnjë bashkëpunim me partinë e Ahmetit
