Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

Nikollovski paralajmëron rishikim të projektit për autostradën Shkup-Bllacë

Përditësimi i fundit: 2024/08/29 at 3:57 PM
Publikuar August 29, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Transportit dhe “Rrugët e Maqedonisë” do të rishikojnë projektin për ndërtimin e rrugës Shkup-Bllacë, gjegjësisht për 12 kilometrat e mbetura nga gjithsej 14, për shkak se janë ngritur një sërë dilemash për projektin ekzistues. Këtyre institucioneve u duhet të vendosin nëse projekti, në formë që është, është ose jo i realizueshëm. Mjetet nga Banka Evropiane për Zhvillim janë siguruar por janë të pamjaftueshme për realizimin e versionit që është zgjedhur, deklaroi ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski. Nikollovski thotë se nuk ka marrë sqarim nga drejtuesit e kaluar, përse është zgjedhur një trase e re, dhe jo ajo ekzistuese që të çon drejt Bllacës.

“Kanë vendosur nga udhëheqësia e kaluar e Ndërmarrjes Publike Rrugët Shtetërore me në krye Ejup Rustemin, deri sot nuk e di arsyen se përse dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje të logjikshme, të mos ndjekin trasenë ekzistuese, por të ndjekin trase tjetër e cila është malore, dhe në të cilën nga 12 kilometra, 6 kilometra janë tunele, që janë shumë të vështirë për t’u realizuar. Neve mund të na ndodhë njëjtë si me hekurudhën drejt Bullgarisë që autostrada të kushtojë shumë shtrenjtë, vlera e përllogaritur për momentin është 240 milion euro, që është 20 milion euro për kilometër, dhe që pyetja tjetër është a mundet të realizohet nga aspekti inxhinierik”, u shpreh Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit.

- Reklamim -

Për një muaj ose një muaj e gjysmë, Nikollovski thotë se do të kenë një vendim sa i takon projektit për 12 kilometrat e mbetura. Dy kilometrat e para të projektit janë pothuajse gati dhe do të hapen në dy muajt e ardhshëm.

Një projekti tjetër që nuk do të realizohet ashtu siç ishte planifikuar nga qeveria e kaluar është ai në kuadër të Korridorit 8, për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë. Nikollovski sot njoftoi se qeveria ka tërhequr anëtarët e komisioneve vlerësuese për zgjedhjen e mbikëqyrësit dhe realizuesit të projektit, me qëllim të ndërprerjes së procedurës. Asnjëra nga firmat e paraqitura në tender nuk është nga një vend serioz i BE-së, tha Nikollovski. Sipas tij, arsyeja e ndërprerjes është se projekti çon në tunel që nuk të nxjerr askund si dhe fakti që projekti u komprometua, pas përpjekjeve për ryshfet ndaj funksionarëve të qeverisë aktuale.

“Pres, me një bashkëpunim mes qeverisë maqedonase dhe bullgare, në bashkëpunim me BE-në dhe me përfaqësues të bankave të punojmë projekt që do të nënkuptojë ndërtim të hekurudhës drejt bullgarisë, dhe jo mosndërtim, sepse projekti që e kemi për momentin nuk është real, nuk është i realizueshëm dhe nuk mund të përfundojë. Duhet të ndërtohen 22 tunele dhe 56 ura për 22 kilometra. Është shumë i shtrenjtë, 22 milion euro për kilometër. Dhe e treta, Bullgaria nuk e ka bërë pjesën e saj sepse hekurudha përfundon në tunel që nuk dërgon askund”, tha Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit.

Për ndërprerje të procedurës për realizimin e projektit për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë janë njoftuar përfaqësues të BE-së, të Bankës Evropiane për Investim dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. /Alsat.mk

TOP Lajmet

VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 29 Gusht, 2024 August 29, 2024
Artikulli i mëparshëm Themeluesi i Telegramit lirohet me kusht pasi pagoi 5 milionë euro
Artikulli tjetër Fetai: Ata që ikën, adresë të parë, të dytë dhe të tretë e kishin Beogradin

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Blerim Bexheti: Do të debatojmë, por nuk votojmë për shkarkimin e Afrim Gashit

    3shi.net September 3, 2024
    Zyrtarë amerikanë: Trump dhe Netanyahu diskutuan marrëveshjen e armëpushimit në Gaza
    ISHP: Hapet Qendër e këshillimit për braktisjen e duhanit
    Media spanjolle: Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione
    ASH në krye me Taravarin stërmbushin sallën në Kongresin e Partisë
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmeSport

    VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!

    May 17, 2025
    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?