Ngritet padi penale ndaj ish-drejtorit të shkollës fillore në Likovë, ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 577.550 denarë

1 Min. Leximi

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër G.G. (51) nga fshati Likovë, Komuna e Likovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Gjatë vitit 2024, i dyshuari, si drejtor i një shkolle fillore në Likovë, ka lidhur kontratë pune pa siguruar paraprakisht burime financiare nga Ministria e Financave dhe pa publikuar njoftim publik, duke dëmtuar buxhetin e shtetit në shumën totale prej 577.550 denarësh./Telegrafi.com

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull