Nga simbolikë në realitet: Shqiptarët më në fund po zënë vend në shtet

2 Min. Leximi

Shkup, 5 Qershor 2025 – Shoqëria Aksionare për ushtrimin e veprimtarisë energjetike NOMAGAS Shkup, në pronësi shtetërore, ka shpallur rezultatet e konkurimit publik për 18 vende të reja pune në kuadër të shpalljes me nr. arkivor 04-2023/6.

Nga këto vende pune, 8 janë plotësuar nga kandidatë të përkatësisë etnike shqiptare, një hap i rëndësishëm drejt përfaqësimit të drejtë në institucionet shtetërore.

- Advertisement -

Krahasuar me të kaluarën, kjo shënon një përmirësim të dukshëm. Gjatë qeverisjes së BDI-së (2002–2024), nga gjithsej 84 punësime, vetëm 11 kanë qenë shqiptarë – që përbëjnë 13.1% përfaqësim. Ndërkohë, vetëm në 9 muaj të pjesëmarrjes së VLEN në qeveri, janë punësuar 8 shqiptarë, duke e çuar përfaqësimin në 18.6%.

📢 “Ky është ndryshimi që bën dallimin! VLEN kujdeset për përfaqësimin e drejtë,” thuhet në postimin zyrtar te drejtori Muhamed Elmazi.

Ky zhvillim përforcon angazhimin për barazi dhe përfshirje në tregun e punës, veçanërisht në sektorët strategjikë si energjetika.

Postimi i plotë:
🌟 Një hap i madh për të rinjtë tanë
Shoqëria Aksionare për ushtrimin e veprimtarisë energjetike ⚡️ – përçimi i gazit natyror NOMAGAS Shkup në pronësi shtetërore.
🗓️ Shpallje publike nr. arkivor 04-2023/6 për 18 vende të reja pune:

- Advertisement -

✅ 8 nga përkatësia etnike shqiptare

Sot ndihem krenar që: Ajrullahu, Nuhani, Besiri, Muzaferi, Ismaili, Ridvani, Shabani dhe Bujari fillojnë një rrugëtim të ri profesional në sektorin energjetik ⚡️, si pjesë e ekipit të NOMAGAS Sh.A Shkup.

📊 Me fakte:
🔹 BDI (2002–2024): 84 punësime, prej tyre vetëm 11 shqiptarë (13.1% përfaqësim).
🔹VLEN (vetëm 9 muaj): 8 punësime të reja, ku përfaqësimi rritet në 18.6%, një përmirësim i dukshëm.
👉🏼 Ky është ndryshimi që bën dallimin! VLEN kujdeset për përfaqësimin e drejtë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull