Nga shqiptar në “maqedonas” për punësim, tani Aziri përdor gjuhë rrugësh ndaj një deputeteje shqiptare!

2 Min. Leximi

Një prej sulmeve më të ulëta dhe më të papranueshme ndaj një deputeteje shqiptare ka ardhur nga Valmir Aziri, përfaqësues i BDI-së, i cili me gjuhë rrugaçërore, seksiste dhe denigruese ka shpërthyer publikisht ndaj deputetes së VLEN-it, znj. Saranda Imeri-Stafai.

Zonja Imeri-Stafai, përveçse deputete e zgjedhur e popullit, është një profesoreshë e respektuar dhe një zë i fuqishëm i gruas shqiptare në politikë. Sulmet e tilla janë jo vetëm shkelje e normave të komunikimit politik, por edhe një akt i turpshëm që ofendon çdo qytetar që beson në respektin, barazinë dhe dinjitetin njerëzor, sidomos në raport me gratë. “Me degjeneru vehten në këtë shkallë një përfaqësuese e popullit shqiptar, një profesorësh, një deputete, me ndjell vrerë për shqiptarët, e me përdorë një gjuhë rrugaçeje kjo shifet për herë të parë në skenën politike! Gërdi kush po na përfaqëson, gërdi”, shkruan Aziri.

- Advertisement -

Ironikisht, sulmi vjen nga një individ si Valmir Aziri, i cili në të kaluarën ka ndryshuar përkatësinë etnike nga shqiptar në maqedonas, vetëm për të përfituar një pozitë pune në institucione. Sot, i vendosur në krah të partisë që për dy dekada e shkatërroi moralin publik dhe u tall me përfaqësimin e sinqertë, ai e sheh të arsyeshme të sulmojë gra që nuk i nënshtrohen logjikës së nënshtrimit dhe heshtjes.

Në një vend ku për dekada gratë janë shtypur, përqeshur dhe lënë anash nga politika, është e patolerueshme që një burrë i politikës të tentojë t’i delegjitimojë me përbuzje dhe urrejtje.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull