Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Politikë

Nga kush e po e merr partinë Danella Arsovska?!

Përditësimi i fundit: 2024/01/16 at 7:53 PM
Publikuar January 16, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Alternativa e Re e themeluar në vitin 2007 nga Gjorgji Orovçanec, do të ketë lider të ri. Flaka, informoi ekskuzivisht që kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska nuk do të formon parti të re, por do të merr në drejtim partinë Alternativa e re.

Nga kush e merr partinë Danella Arsovska?

- Reklamim -

Alternativa e Re është formuar nga profesori universitar, Gjorgji Orovçanec i cili drejtoi me këtë subjekt deri në dhjetor të vitit 2023, kur në konvetën e partisë për lider të ri u zgjodh, Dr. Sokrat Eftimovski një sportist i dalluar nga rrethina e Strumicës. Për më pak se një muaj, partia sërish zgjedh lider të ri, dhe kësaj radhe, Danella Arsovskën.

Flaka mëson që sot në Shkup do të mbahet një takim formal mes krerëve të partisë dhe Arsovskës, ndërsa për nesër është caktuar konventa ku Arsovska edhe zyrtrisht do të merr drejtimin e partisë.

Arsovska vjen në krye të kësaj partie, si lidere e tretë me radhë nga themelimi.

Gjorgji Orovçanec është një doktor i medicinës dhe profesor i mirënjohur që jeton dhe vepron në Shkup. Në vitet 2001 dhe 2002 ka qenë Ministër i Shëndetësisë në kabinetin e Lupço Gerogivevskit. Në vitin 2004 u largua nga VMRO-DPMNE dhe bashkë me Lupço Gerogivevskin formuan partinë e re, VMRO-PP. Në vitin 2007 u largua edhe nga kjo parti dhe themeloi partinë e tij, Alternativa e Re. Në vitin 2008 u zgjodh deputet në Parlamentin e Maqedonisë nën siglën e partisë së tij të re.

Postin e liderit e mbajti deri më 23 dhjetor 2023, ku në konventën e partisë lider i ri u zgjodh, Sokrat Eftimovski.

Eftimovski u lind në Zubovë të komunës së Novo Sellës, fshati i rajonit të Strumicës. Është magjistër në fushën e Sportit dhe atualisht drejtor sportiv i Federatës së Mundjes së Republika e Maqedonisë së Veriut që nga viti 2018. Eftimovski për më shumë se 43 vjet ka qenë mësimdhënës në SHF “Dimitar Vllahov” në Strumicë, ku për një periudhë ka qenë edhe drejtor i së njëjtës shkollë. Eftimovski katër herë ka qenë kampion kombëtar i Jugosllavisë për juniorë në stil të lirë, dhe gjashtë herë kampion kombëtar. Në Stamboll të Republikës së Turqisë në vitin 1969 fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik për juniorë.

Në Lojërat Mesdhetare në Split të Republikës së Kroacisë në vitin 1979 fitoi vendin e katërt në garën e seniorëve. Ka qenë për 30 vjet trajner i Klubit të Mundjes “Izvor” nga Strumica (1970-2000), 10 vjet përfaqësues i Jugosllavisë (1969-1979), mbi 5 vjet Drejtor Sportiv i Federatës së Mundjes, (2018 – ende në vazhdim). Në vitin 1996 ishte përzgjedhës i Kombëtares së Maqedonisë në Borene stil pochkorimoki. Në vitin 2000 shpallet sportist i shekullit në Strumicë. Në vitin 1979 është shpallur sportisti i vitit në qytetin e Strumicës. Në vitin 1997, fitues i trofeut “Sporti për të gjithë” nga Komiteti Olimpik Maqedonas dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Më 8 shtator 2020 në Kuvendin e Republikës së Veriut Maqedonia merr çmimin shtetëror “8 Shtatori”.

E timonin e Demokracisë së Re, pas Orovçanec dhe Eftimovski e merr Arsovska. Kjo e fundit me profesion është ekonomiste dhe juriste. Në vitin 2014 u zgjodh kryetare e Odës Ekonomike të Maqedonisë. Mëv pas, në vitin 2015 u emërua Kryetare e Unionit të Organizatave të Punëdhënësve.

Në vitin 2016 Arsovska u zgjodh përfaqësuese në Këshillin Nacional për Integrime Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga viti 2016. Në vitin 2021 u zgjodh kryetare e Shkupit si kandidate e pavarur me përkrahjen e VMRO-DPMNE, me të cilën parti pastaj ndajtën rrugët me akuza të ndërsjella për keqpërdorime e korrupsion.

Arsovska u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup. Ajo ka një diplomë master në ekonomi dhe një arsim ekzekutiv nga Universiteti i Oksfordit dhe Universiteti i Sheffield. Pas paralajmërimeve, Arsovska nuk po formon parti të re por merr timonin e partisë, Alternativa e Re.

Alternativa e Re bëhet me kryetar të ri!

TOP Lajmet

Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA
Lajme
Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor
Lajme
ETIKETUAR: Danella Arsovska, parti
3shi.net 16 Janar, 2024 January 16, 2024
Artikulli i mëparshëm Ministria e Brendshme ka shtyrë afatin: Kartat e identitetit do të mund të përdoren edhe pas datës 13 shkurt
Artikulli tjetër Osmani: 28 janari ditë historike për shqiptarët

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Kasami është pritur nga Nimanbegu: Ura bashkëpunimi mes Tetovës dhe Ulqinit

    3shi.net September 21, 2024
    MPB me thirrje për maturantët: Festoni pa makina, alkool dhe lëndë narkotike
    Çashka mbetet e bllokuar, vazhdon protesta kundër mësimit shqip
    Ronaldo ia kushtoi golin babait të tij të ndjerë
    Ministri Orhan Murtezani takohet me shefin e diplomacisë turke, Hakan Fidan
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmePolitikë

    Saliu pyet BDI-në: Ku ishit këto 22 vite për t’i zgjidhur të gjitha çështjet që VLEN po u jep epilog?

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Saranda Imeri: Doktor, kokat e krimit i ke ne Kuvend ende!

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Murtezani: Thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Turqinë është me rëndësi kyçe

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Mickoski nga Tirana: Brenda pak orësh publiku në RMV do të mësojë një lajm të mirë

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Mexhiti: Qeveria ka shumicë stabile, edhe pa Taravarin kemi 13-14 deputetë

    May 16, 2025
    Politikë

    Nga mesnata shtrenjtohet dizeli, çmimi i benzinës nuk ndryshon

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?