Në vitin 2026, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë shtatë fundjava të zgjatura. Nga gjithsej 11 ditë jo pune për të gjithë qytetarët, shtatë prej tyre bien të premten ose të hënën dhe lidhen me fundjavën, ose bien të dielën dhe, sipas Ligjit, transferohen si ditë jo pune të hënën.

Fundjava e parë e zgjatur do të jetë gjatë Fitër Bajramit, i cili bie më 20 mars (e premte), ndërsa tjetra është në prill, kur festohet Pashka Ortodokse. Kështu, ditë jo pune janë 13 prilli (e hënë) për të gjithë qytetarët dhe 10 prilli (e premte), ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks.
Qytetarët do të kenë fundjavë të zgjatur edhe për 1 Majin – Ditën e Punës, që bie të premten, si dhe për 24 Majin – Ditën e iluministëve mbarësllavë, që bie të dielën, ndërsa 25 maji (e hënë) është ditë jo pune.
Fundjavë e zgjatur do të ketë edhe për 2 Gushtin – Ditën e Republikës, ku dita jo pune është 3 gushti (e hënë), si dhe për Ditën e Kryengritjes Popullore, që festohet më 11 tetor. Kjo festë bie të dielën, por meqë është festë shtetërore, dita jo pune është 12 tetori (e hënë).
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të festojnë me fundjavë të zgjatur edhe për Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase, më 23 tetor (e premte).
Duke qenë se për qytetarët ortodoksë ditë jo pune janë edhe 19 janari (e premte), 29 maji (e premte para Ditës së shpirtit) dhe 28 gushti – Fjetja e Shën Mërisë, që gjithashtu bie të premten, ata do të kenë edhe tre fundjava të tjera të zgjatura.


