Nga 1 shtatori, më të lehta dhe më të lira procedurat për importin e makinave në Maqedoninë e Veriut

2 Min. Leximi

Nga 1 shtatori 2025 hyjnë në fuqi rregulla të reja për importimin e automjeteve në Maqedoni, të cilat do të sjellin kursim kohe dhe parash si për kompanitë, ashtu edhe për qytetarët.

Çfarë ndryshon?

- Advertisement -

Pa më shumë procedura të panevojshme: Makina që ka certifikatë evropiane (WVTA) ose që është e miratuar në Maqedoni nuk do të kalojë më teste shtesë. Do të bëhet vetëm identifikimi dhe kontrolli teknik.

- Advertisement -

Miratim individual vetëm për raste të veçanta: Vetëm makinat që nuk kanë certifikatë në BE apo në Maqedoni do të miratohen individualisht nga Byroja e Metrologjisë.

Më lirë: Certifikatat për përmbushjen e kushteve teknike do të kushtojnë 40–50 euro, shumë më pak se më parë kur pagesat shkonin jashtë vendit.

Më shpejt: Afatet për miratim janë shkurtuar, dhe procedurat bëhen më efikase.

Përfitimet

Kompanitë importuese do të kursejnë rreth 1,3 milionë euro në vit.

Procedurat kryhen tashmë nga kompanitë vendase të autorizuara, duke shmangur pagesat tek kompani të huaja.

Qytetarët do të kenë më shumë siguri se automjetet plotësojnë standardet evropiane.

Qëndrimi i Ministrisë

Ministrja e Energjisë, Sanja Bozhinovska, tha se këto ndryshime janë një hap drejt afrimit me standardet e BE-së dhe garantojnë më shumë mbrojtje për qytetarët gjatë çdo procedure për miratimin e makinave.(INA)

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull