Nexhmedin Sadiku: Likova i bashkëngjitet ndryshimit!

1 Min. Leximi

Sot prezantuam kandidatët për këshilltarë nga radhët e VLEN për Komunën e Likovës. Ky moment shënon fillimin e një rrugëtimi të ri për ndryshim dhe zhvillim në komunën tonë.
Si kryetar i Komunës së Likovës, angazhimi im është të krijoj një qeverisje të ndershme dhe të hapur, që u shërben qytetarëve me përgjegjësi. Prioritetet tona janë të qarta: zhvillim ekonomik, mbështetje për të rinjtë, arsim cilësor, infrastrukturë moderne dhe barazi në shërbime për të gjithë banorët e komunës.
Likova meriton më shumë dhe së bashku mund ta bëjmë realitet.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull