Nevzat Bejta kandidat i VLEN-it për kryetar të Gostivarit

1 Min. Leximi

Nevzat Bejta do të jetë kandidat për kryetar të Gostivarit, mëson FOL.mk Ai ka qenë kryetar i komunës në të kaluarën dhe rikandidimi i tij vjen si kërkesë e qytetarëve, të cilët duan rikthimin e tij pas menaxhimit të dobët të komunës gjatë tetë viteve të fundit – fillimisht nën udhëheqjen e Arben Taravarit dhe më pas të Valbon Limanit, periudhë në të cilën Gostivari është zhytur në borxhe dhe ka pësuar stagnim.

Qytetarët vlerësojnë se Gostivarit i duhet një kryetar që di të menaxhojë komunën me përgjegjësi dhe rezultat, e sipas tyre kjo figurë është Nevzat Bejta. Ai pritet që gjatë ditës së nesërme ta dorëzojë kandidaturën në KSHZ.

Siç dihet, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale votimi në Gostivar nuk arriti censusin.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull