NEVZADI: 𝐁𝐀𝐍𝐎𝐑𝐄𝐓 𝐄 Ç𝐀𝐈𝐑𝐈𝐓 𝐈 𝐏𝐀𝐆𝐔𝐀𝐉𝐍𝐄 𝐌𝐁𝐈 𝟓𝟎𝟎.𝟎𝟎𝟎 𝐄𝐔𝐑𝐎 𝐍𝐄 𝐕𝐈𝐓 𝐍𝐏 “𝐏𝐀𝐑𝐐𝐄 𝐃𝐇𝐄 𝐆𝐉𝐄𝐋𝐁𝐑𝐈𝐌” 𝐏𝐄𝐑 𝐌𝐈𝐑𝐄𝐌𝐁𝐀𝐉𝐓𝐉𝐄𝐍 𝐄 𝐏𝐀𝐑𝐐𝐄𝐕𝐄 𝐃𝐇𝐄 𝐆𝐉𝐄𝐋𝐁𝐄𝐑𝐈𝐌𝐈𝐓‼️

2 Min. Leximi

Sipas një analize të fundit nga sekretari i Komunës së Çairit, banorët e kësaj komune kontribuojnë më shumë se 500,000 euro në vit për mirëmbajtjen e parqeve dhe gjelbërimit. Të dhënat janë marrë nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim”, e cila faturon këto shërbime dhe konfirmojnë se, bazuar në territorin që zotëron, Çairi renditet i pari jo vetëm në Shkup, por edhe në gjithë Maqedoninë e Veriut për investimin në mirëmbajtjen e gjelbërimit.

Në bazë vjetore, Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërim” arkëton rreth 20 milionë denarë (rreth 325,000 euro) nga banorët e Çairit për këtë qëllim. Kur e krahasojmë me sipërfaqen prej 3.52 km² të komunës, rezulton që çdo qytetar paguan rreth 5.68 denarë për m², një vlerë shumë më e lartë krahasuar me komunat e tjera të Shkupit, si Qendra, Aerodromi dhe Kiselë Voda.

- Advertisement -

Për shkak të humbjeve të mëdha që po përballet Ndërmarrja “Parqe dhe Gjelbërim”, Këshilli i Qytetit të Shkupit muajin e kaluar miratoi një vendim për mbulimin e humbjeve prej 119,437,934 denarë (rreth 2 milionë euro), ku kontributi i banorëve të Çairit është i dukshëm dhe tejkalon vlerën e 30 milionë denarëve.

Në vijim pritet të publikohet tabela për secilën komunë veç e veç, si dhe vendimi i Këshillit të Qytetit të Shkupit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull