Nesër nis pagesa prej 150.000 denarë për çdo familje të prekur nga tragjedia në Koçanë!

1 Min. Leximi

Nga nesër – E Hënë – nis pagesa e ndihmës urgjente dhe të parë prej 150.000 denarëve për cdo familje që është prekur nga tragjedia në Koçanë.

Qeveria vazhdon thirrjet që familjet e atyre që mjekohen jashtë vendit t`i kontaktojnë ekipet qeveritare dhe përfaqësitë diplomatiko-konsulare për cdo nevojë apo harxhim.

- Advertisement -

Ndërkohë, përmes fondit solidar të Kryqit të Kuq janë grumbulluar gati 53 milion denarë ose afër 850.000 euro.

- Advertisement -

Ata që duan të ndihmojnë dhe të kyçen në aksionin humanitar mund të dhurojnë me paraqitje telefonike në numrin 143 – 400 nga të gjitha operatorët celularë dhe në xhiro-llogarinë e Kryqit të Kuq.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull