Nesër fillon regjistrimi në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2025-2026

1 Min. Leximi

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se nesër fillojnë regjistrimet nëpër shkollat ​​e
mesme për vitin shkollor 2025-2026. Regjistrimi është elektronik dhe realizohet përmes
portalit e-uslugi.mon.gov.mk, ku nxënësit identifikohen me llogaritë e tyre personale të
përdoruesit në schools.mk.
Paraqitja e parë e regjistrimit zgjat prej më 14 deri më 17 qershor, ndërsa paraqitja e dytë
është më 30 qershor. Rang- listat përfundimtare pas dy paraqitjeve, shkollat ​​do t’i shpallin
më 2 korrik.
Ashtu sikurse gjatë viteve të kaluara shkollore, nxënësit do të duhet të dorëzojnë dokumente
në letër në shkolla ndërsa po bëhen përpjekje nga viti i ardhshëm procesi të digjitalizohet
plotësisht.
Kunkursi me vendet e lira është publikuar në këtë link.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull