Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi mes MMJPH dhe IBU

1 Min. Leximi

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik. Ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti njoftoi se ky bashkëpunim synon zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit.

Njoftimi i plotë i Mexhitit:

- Advertisement -

Sot u formalizua një bashkëpunim i rëndësishëm ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, përmes nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi.

Ky partneritet, i konfirmuar në takimin me rektorin Prof. Dr. Lütfi Sunar, synon avancimin e kërkimit shkencor dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit, duke përfshirë analizën e politikave publike dhe hartimin e zgjidhjeve të qëndrueshme ligjore dhe institucionale.

Ne vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar ndaj ndërtimit të urave me komunitetin akademik, me synimin për të fuqizuar kapacitetet vendore në përballjen me sfidat ekologjike dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull