Presidenti amerikan Donald Trump krijoi një rezervë strategjike të Bitcoin dhe një rezervë të aseteve të tjera dixhitale përmes një urdhri ekzekutiv të enjten, pak përpara se të organizonte një samit i kriptovalutave në Shtëpinë e Bardhë, transmeton TV21. Sipas urdhrit, Departamenti i Thesarit do të krijojë një zyrë për të administruar rezervën, e cila do të kapitalizohet me Bitcoin (BTC) të konfiskuar nga qeveria amerikane, e që ndërlidhen me procedura penale ose civile të konfiskimit të aseteve.


“Bitcoin është kriptomonedha origjinale.Për shkak se ka një furnizim fiks të BTC, ka një avantazh strategjik për të qenë ndër kombet e para që krijojnë një rezervë strategjike bitcoin”, thuhet në urdhër.Urdhri krijoi gjithashtu (magazinimin) Rezervë të Aseteve Dixhitale të SHBA, që do të jetë pjesë e Departamentit të Thesarit, për të menaxhuar monedha dhe asete të tjera.
Për më tepër, urdhri ekzekutiv kërkon kontabilitet të plotë të aseteve dixhitale që zotëron qeveria amerikane. David Sacks, “cari” i Shtëpisë së Bardhë për AI (inteligjencë artificiale) dhe kriptovaluta, shkroi në X se qeveria ka rreth 200,000 bitcoin. Çdo Bitcoin aktualisht vlen rreth 87,000 dollarë, sipas Coinmarketcap, duke e vendosur vlerën totale të vlerësuar të rezervës në rreth 17.5 miliardë dollarë./tv21.tv