Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Nënkryetarja e Forumit të Gruas të ASH-së distancohet nga Taravari: Vendimi për braktisjen e Qeverisë, i papranueshëm dhe pa sqarim

Përditësimi i fundit: 2025/05/15 at 8:51 PM
Publikuar May 15, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënkryetarja e Forumit të Gruas dhe anëtare e Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët, Naime Islami Zeqiri, është distancuar publikisht nga vendimi i kryetarit të partisë, Arben Taravari, për t’u larguar nga koalicioni qeveritar dhe bashkëpunimi me VLEN-in.

Përmes një deklarate të fuqishme në rrjetet sociale, ajo ka kritikuar vendimin e Taravarit, duke e cilësuar si të njëanshëm, të paarsyetuar dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet për të cilat ajo dhe shumë të tjerë janë angazhuar.

- Reklamim -

“Të thuash ‘JO’ është një akt guximi, sidomos kur kjo ‘JO’ është qëndrim ndaj një vendimi që shkel mbi parimet tona dhe mbi kauzën për të cilën kemi luftuar me përkushtim dhe kemi sakrifikuar,” ka shkruar Islami Zeqiri.

Ajo shprehet e zhgënjyer nga drejtimi që ka marrë lëvizja politike dhe paralajmëron se nuk mund të heshtë përballë një vendimi që, sipas saj, i nënshtrohet përfitimeve dhe kalkulimeve personale, në vend të interesit të qytetarëve.

“Kam qëndruar përkrah Aleancës me bindjen se kjo ishte një lëvizje që përfaqësonte shpresën dhe vullnetin për ndryshim. Vendimi i fundit për t’u tërhequr nga qeverisja, pa një sqarim të plotë dhe pa përgjegjësi ndaj qytetarëve që na besuan, përbën një kthesë të gabuar,” thekson ajo.

Zeqiri thotë se nuk largohet nga partia që e ka ndërtuar me përkushtim, por nuk pranon të mbështesë një drejtim që, sipas saj, devijon nga qëllimi fillestar. Ajo u bën thirrje strukturave të ASH-së që të tregojnë përgjegjësi dhe të japin sqarime të qarta për qytetarët.

“Qytetarët meritojnë vendime të bazuara në parime, jo në llogari politike. Është koha të flasim hapur dhe të qëndrojmë me ata që ende besojnë se politika është mjet për t’u shërbyer njerëzve, jo për t’i manipuluar ata,” përfundon reagimin e saj Naime Islami Zeqiri.

TOP Lajmet

“Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje
Bota dhe Rajoni
Latifi: Ligji i Ri për Energjetikë – Një Hap Strategjik drejt Stabilitetit dhe Integrimit Evropian
Ekonomi Lajme
Saliu: Deputetët e Frontit dhe LSDM-së bllokojnë të ardhmen e fëmijëve
Lajme
Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës
Bota dhe Rajoni
Ibrahimi takon ambasadorin francez në Shkup, Kristof Le Rigoler
Lajme
Ali Ahmeti të shtunën në Gostivar – takim me të rinjtë
Lajme
3shi.net 15 Maj, 2025 May 15, 2025
Artikulli i mëparshëm Saliu: Deputetët e Frontit dhe LSDM-së bllokojnë të ardhmen e fëmijëve
Artikulli tjetër Latifi: Ligji i Ri për Energjetikë – Një Hap Strategjik drejt Stabilitetit dhe Integrimit Evropian

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Bota dhe Rajoni

    LVV i drejtohet Supremes për votimin me postë

    3shi.net March 22, 2025
    SHBA dhe NATO me front të përbashkët në përkrahje të Ukrainës
    Komisioni i Zgjedhjeve dhe Emërimeve propozon anëtarë të Këshillit Programor të RTVM-së
    Pas tragjedisë së djeshme, për sot në ora 13 është paralajmëruar protestë në Koçan
    Liderët e VLEN takojnë eurodeputetin Thomas Weitz: Mbështetje për integrimin evropian dhe reformat
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    EkonomiLajme

    Latifi: Ligji i Ri për Energjetikë – Një Hap Strategjik drejt Stabilitetit dhe Integrimit Evropian

    May 15, 2025
    Lajme

    Saliu: Deputetët e Frontit dhe LSDM-së bllokojnë të ardhmen e fëmijëve

    May 15, 2025
    Lajme

    Mexhiti paralajmëron lëvizje në Kuvend: Katër deputetë të Frontit pritet t’i bashkohen Qeverisë

    May 15, 2025
    Lajme

    Mbahet turneu memorial në futboll të vogël “Mustafë Ebibi”

    May 15, 2025
    Lajme

    Taravari e ka dorëzuar dorëheqjen

    May 15, 2025
    LajmePolitikë

    Bekim Qoku, zyrtarisht koordinator i grupit parlamentar të VLEN

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?