Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

Përditësimi i fundit: 2025/05/17 at 6:08 PM
Publikuar May 17, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ensar Ismeti, nënkryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), ka reaguar publikisht përmes një postimi kritik ndaj drejtimit aktual të partisë, duke shprehur zhgënjim me atë që ai e cilëson si politikë pa parime dhe lëvizje oportuniste brenda lidershipit të ASH-së.

Në mesazhin e tij, Ismeti shkruan se “politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi”, duke aluduar për politikanë që ndërrojnë pozicionin politik për përfitime personale dhe duke kritikuar qasjen e kryetarit aktual të partisë, i cili sipas tij, është më i përqendruar në zgjatjen e karrierës së vet politike sesa në përfaqësimin e qytetarëve dhe aktivistëve që e kanë mbështetur.

- Reklamim -

Ismeti thekson se ai dhe të tjerë si ai do të vazhdojnë rrugën me parime dhe besnikëri ndaj idealeve të vërteta politike, jo ndaj interesave personale. Deklarata e tij shihet si një qëndrim i qartë kundër zhvillimeve të fundit në parti, veçanërisht pas ndarjeve të brendshme dhe debatit mbi qëndrimin ndaj BDI-së.

Postimi i plotë:
17.05.2025

Politika nuk është trampolinë.
Është përgjegjësi.
Ky mentalitet që i kthen shpinën vullnetit të popullit dhe ndërron ngjyrat çdo ditë për hir të karrierës personale, nuk dëmton vetëm identitetin e një politikani , ai cenon thellë besimin e qytetarëve që ai pretendon të përfaqësojë.
Fatkeqësisht, ka prej atyre që politikën e shohin si një trampolinë për të kërcyer nga një vijë në një tjetër politike.
Jo si provë ndershmërie, por si mjet për përfitim personal.
Dje ishin këtu, sot janë atje, e nesër askush nuk e di, sepse rrugën e tyre nuk e udhëheqin parimet, por interesat.
Politika pa parime është bosh.
Një boshllëk që sot, për fat të keq, e përfaqëson edhe udhëheqja e kryetarit tonë, i cili duket se shqetësohet më shumë për zgjatjen e jetës së vet politike, sesa për ata që i dhanë mbështetje ,aktivistë të ndershëm e të palodhur të Aleancës për Shqiptarët.
Për mua, politika nuk ka të bëjë me ndërrimin e drejtimit, por me dhënien e drejtimit.
Qëndrimi i një njeriu matet me sa herë qëndron i palëkundur përballë stuhive.
Por sot, fatkeqësisht, kemi politikanë që e quajnë “aftësi” ndryshimin e formës sipas drejtimit të erës.
Unë dhe shumë si unë do të vazhdojmë të ecim përpara.
Me kokën lart.
Me parime që nuk thyhen.
Me besnikëri ndaj atyre që na besojnë.
Jo pas interesit, por për të vërtetën.
Jo pas karrierës personale, por për të ardhmen e përbashkët.

Me respekt,

Ensar Ismeti
Nënkryetar Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët – FRASH

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 17 Maj, 2025 May 17, 2025
Artikulli i mëparshëm Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Artikulli tjetër VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Beqiri për EURONEWS: MË 8 maj duhet të ndëshkohet epidemia e egër e korrupsionit e ushtruar nga BDI dhe Fronti Europian

    3shi.net May 5, 2024
    Mickoski: Më është ofruar ryshfet që ta nënshkruaj tenderin për Korridorin 8
    Kundër Mustafa Imerit: Filharmonia e Beogradit mbështet kolegët maqedonas (LETRA)
    Për herë të parë një shqiptar emërohet drejtor në Klinikën e Pediatrisë
    Zendeli: Nëse opozita shqiptare ngel pa përfaqësues në KSHZ, bojkotojmë punën e Kuvendit
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!

    May 17, 2025
    Lajme

    Kasami takim me mërgatën shqiptare në Austri: VLENI gjithmonë do të jetë zëri dhe forca juaj

    May 17, 2025
    Lajme

    Mexhiti: Skenari për ta përçarë dhe shkatërruar VLEN dështoi, ne jemi këtu, më të fortë se kurrë!

    May 17, 2025
    LajmeSport

    VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?