Nën ngjyrë zjarri, Rama premton ndihmë nga shteti për të dëmtuarit nga zjarret

3 Min. Leximi

Kryeministri Rama premtoi mbështetje qeveritare për ata që u dëmtuan nga zjarret; humbësit e shtëpive e bagëtive, të cilat ai i potencoi si kategori, por nuk përmendi humbësit e drufrutorëve, ku veçojnë ullinjtë. Me qindra rrënjë sosh u dogjën në Delvinë, ekonomia e së cilës mbështetet jo pak te kjo kulturë bazë e zonës.

“Tani që flasim, janë 207 shtëpi të dëmtuara, por në këtë numër hyjnë 40 familje të cilat faktikisht e kanë humbur plotësisht banesën. I siguroj të gjithë se ne po bëjmë inventarizimin e plotë të dëmeve dhe padiskutim që askush nuk do të mbetet pa e parë në krah qeverinë për t’u rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë. Ashtu sikundër edhe për të marrë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur. Do të kompensohen një për një”, tha Rama në një komunikim publik.

- Advertisement -

Ndërsa për kritikat e shumta ndaj reagimit të shtetit ndaj zjarreve, ai përdorimi metodën krahasimore me Europën.

- Advertisement -

”Kemi pasur një avion canader nga Italia, dy nga Greqia, një canader nga Kroacia, dy helikopterë nga Hungaria, një nga Çekia, një nga Sllovakia, dy suedezë dhe dy black hock nga Emiratet. Po të kishim vetë avionët tanë do të ishte akoma më mire, askush s’e mohon këtë, pot kush i bën llogaritë duhet t’i rikthehet pak llogarive. Avionët nuk janë një fjalë goje.

Vijmë te një panoramë më e gjerë e kësaj situate. Në gusht, janë djegur 440 mijë hektarë në Europë, pjesa më dërrmuese në Europën Jugore, nga Spanja në Turqi. Bëhet fjalë për dyfishin e mesatares së llogaritur të 20 viteve të fundit. Këtë e them që të kuptohet një gjë.

Ne mund të flasim shumë, ca mund të thonë duhen ca roje apo avionë më shumë. Por, po flasim për rajone të mëdha që janë përballur me situatë shumë të rëndë. Turqia ka 55.500 njerëz të evakuuar tani dhe dihet mirë se çfarë organizimi ka. Duhet një vëzhgim për të mos dalë menjëherë në konkluzione dhe për të kuptuar që ka gjëra që duhen bërë më shumë, por nuk ka asnjë forcë magjike që të ndalojë zjarret.

Ky është një fenomen që është gjithnjë e më prezent. Në mes të korrik, të dhënat e sistemit europian tregojnë se 230 mijë hektarë u dogjën brenda kufijve të BE, rreth 117% mbi mesataren e 20 viteve të fundit. Dhe nuk mund të thuash që në ato nuk ka avion.

Këtë herë kemi pasur më shumë forca ajrore se çdo herë tjetër. Po t’i rendis shtetet një nga një, kanë rritje të ndjeshme të zjarreve dhe evakuimeve, ndryshe nga ca thonë ata që krihen para pasqyrës kur digjen pyjet e Shqipërisë”, u arsyetua kryeministri.

Në këtë dalje, te pamja e tij dominonte e kuqja e zjarreve. /tesheshi.com/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull